Description
Shprehja e mirënjohjes dhe mendësia pozitive
Përpara se të shkruash listën se çfarë duhet të bësh, shkruaj tri gjëra për të cilat je mirënjohës. Të shkruash në ditar për atë çfarë ke mirënjohje ndoshta të duket e pazakontë, por mund të transformojë mënyrën se si e menaxhon ditën. Nëse mendja jote është e fokusuar te pozitiviteti që në mëngjes, ti i merr me energji pozitive të gjitha gjërat që bën gjatë ditës.
Pse kur shkruan në ditar për atë çfarë je mirënjohës të rrit lumturinë dhe emocionet pozitive
Shpesh inkurajohemi të besojmë se lumturia është diçka që mund ta marrim, një destinacion që mund ta arrijmë. Kjo është një perspektivë që na bën të ndihemi jo të përmbushur, duke menduar gjithmonë që diçka e jashtme do të na sjellë lumturi të vërtetë. Lumturia është gjendje e mendjes. Hedhja në ditar e mirënjohjes dhe pohimeve pozitive funksionon duke rritur lumturinë nëpërmjet fokusimit të mendjes te gjërat pozitivet në jetën tënde.
Shprehja e mirënjohjes çdo ditë të ndihmon të zhvillosh një pikëpamje pozitive si pjesë e jetës së përditshme.