Frymëmarrje e ngadaltë
Kur je në ankth, frymëmarrja jote bëhet më e shpejtë dhe më e cekët. Përpiqu të kthesh vëmendjen te frymëmarrja dhe ta ngadalësosh. Numëro në tre ndërkohë që merr frymë ngadalë, më pas numëro deri në tre kur nxjerr frymën ngadalë.
Relaksim progresiv i muskujve
Gjej një vend të qetë. Mbyll sytë dhe ngadalë tendos dhe më pas relakso të gjithë grupet e muskujve, nga gishtat e këmbëve deri te koka jote. Mbaje tendosjen për tre sekonda dhe lëshoje shpejtë. Kjo mund të ndihmojë të uli ndjesinë e tensionit të muskujve që ndodh shpesh me ankthin.
Qëndro në momentin e tashëm
Ankthi mund t’i bëjë mendimet e tua të jetojnë në një të ardhme që nuk ka ndodhur ende. Përpiqu ta sjellësh veten aty ku je. Praktikimi i meditimit të ndihmon për këtë.
Stil i shëndetshëm jete
Të qëndrosh aktiv, të ushqehesh mirë, të dalësh në natyrë, të kalosh kohë me familjen dhe miqtë e tu, duke ulur stresin dhe duke bërë aktivitetet që ke qejf, janë të gjitha efektive në uljen e ankthit dhe përmirësimin e mirëqenies tënde.
Bëj hapa të vegjël trimërie
T’i shmangesh asaj që ke ankth, të jep lehtësim për një kohë të shkurtër, por mund të të bëjë më me ankth në periudhë afatgjatë. Përpiqu t’i qasesh diçkaje që të jep ankth, edhe në mënyrë të vogël. Mënyra për të ecur me ankthin është duke mësuar se ajo që ke frikë, nuk ka gjasa të ndodhë, dhe nëse ndodh, do jesh në gjendje ta përballosh.
Sfido mënyrën si i flet vetes
Si mendon, ndikon në si ndihesh. Ankthi mund të mbivlerësojë rrezikun në një situatë dhe të nënvlerësojë aftësinë që ke për ta përballuar. Fillo të mendosh për perspektiva të ndryshme të situatës që po të jep ankth, në vend se të dalësh në përfundime të gjësë më të keqe që mund të ndodhë. Shiko faktet pro dhe kundër mendimeve që ke.
Planifiko kohë për shqetësimin
Është e vështirë të ndalosh së u shqetësuari komplet kështu që lër kohë mënjanë për t’u përfshirë në shqetësimet e tua. Edhe 10 minuta çdo natë për t’i shkruar ose t’i mendosh, mund të ndihmojë që të mos të të përfshijnë në kohë të tjera.
Mëso nga të tjerët
Të flasësh me të tjerët që gjithashtu kanë ankth, ose po kalojnë situatë të ngjashme, mund të të ndihmojë të ndihesh më pak vetëm.
Sillu mirë me veten
Mbaj mend që ti nuk je ankthi yt. Ti nuk je i dobët. Ti nuk je inferior. Je më i fortë se ç’mendon.
Leave A Comment