Mjaft mendove se duhet të presësh deri sa të të vijë motivimi
Nuk ke pse të presësh sa të të vijë dëshira për ta bërë diçka. Edhe me aktivitetet kreative, mënyra më e mirë për ta bërë, është thjesht ta bësh.
“T’i lësh gjërat në minutën e fundit” nuk është strategji efektive
Disa njerëz thonë se janë më efektivë kur u duhet të presin momentin e fundit. Nuk është kështu. Thjesh i jep më shumë stres trupit tënd.
Kur ndjen se do t’i zvarrisësh gjërat, fillo me më të vështirën
Duke bërë kështu, do të kesh ndjesinë e arritjes që të do të të motivojë të arrish më shumë.
Kur përballesh me një punë të vështirë, mos merr me mend se duhet ta bësh të gjithën direkt
Roma nuk është ndërtuar në një ditë! Gjej mënyra për ta ndarë projektin në pjesë më të vogla dhe fokusohu t’i bësh një nga një.
Nëse i zvarrit gjërat mos e mundo veten
Fale veten dhe ec përpara. Shmang fokusimin në “çfarë duhej të bëje” dhe mos i moho vetes kohë pushimi apo ushqim.
Këshilla ime është mos e lër për nesër atë që mund të bësh sot. Zvarritja është hajdutja e kohës.
Charles Dickens
Shmang tundimin që të bësh gjërat e lehta ose më qejf në fillim
Të fillosh me punët më të këndshme vetëm do ta bëjë më të lehtë shmangien e gjërave të pakëndshme, dhe vë më në pah vështirësinë e saj.
Kupto se ta nisësh keq është më mirë se të mos e nisësh fare
Zvarritja është paralizim, kështu që çdo mënyrë që thjesht ta bësh e të fillosh, të ndihmon.
Përmirëso planifikimin
Mungesa e planifikimit dhe zvarritja shkojnë me njëra-tjetrën. Ka shumë metoda/aplikacione që të ndihmojnë me këtë. Gjej atë që të përshtatet.