Çfarë është pozitiviteti toksik?

Pozitiviteti toksik është supozimi, qoftë nga vetja ose të tjerët, se pavarësisht dhimbjes emocionale ose situatës së vështirë që po kalon, duhet të kesh vetëm mendësi pozitive (ose vibe pozitive).

 

Përse është i dëmshëm?

Pozitiviteti toksik rezulton në shmangien, minimizimin dhe zhvlerësimin e emocioneve dhe eksperiencave njerëzore.
I shtyn njerëzit të ndjejnë turp për ndjenjat e tyre, të mos i shprehin ato, dhe rrjedhimisht të izolohen në vetvete.

Çdo gjë e rëndësishme në jetë fitohet duke përjetuar eksperienca negative. Çdo përpjekje për të evituar negativen, ta shmangësh, ta ndrydhësh apo ta fshehësh atë, të kthehet mbrapsht. Shmangia e përpjekjes është përpjekje. Mohimi i dështimit është dështim. Të fshehësh çfarë është e turpshme, është në vetvete turp.
—Mark Manson, “Arti i Brishtë i Not Giving a F*ck: Një qasje ndryshe për një jetë më të mirë”

Çfarë mund të thuash tjetër

Pozitivitet toksik

Mos e mendo, ji pozitiv!

Mos u shqetëso, ji i lumtur!

Nuk bëhet fjalë të dështosh!

Vetëm vibe pozitive!

Zhduke negativitetin!

Mund të ishte dhe më keq.

Çdo gjë ndodh për një arsye.

Pranim & vlerësim

Më thuaj çfarë po ndien, po të dëgjoj.

E shoh që je stresuar, mund të bëj gjë unë?

Dështimi është pjesë e jetës dhe suksesit.

Jam këtu për ty në të mirë dhe të keq.

Vuajtja është pjesë e jetës, nuk je vetëm.

Më vjen keq që po e kalon këtë gjë.

Si mund të të përkrah në këtë periudhë të vështirë?