Vetë-lëndimi, është shkatërrim i vetëdijshëm i trupit për t’i shkaktuar dëm të menjëhershëm, por pa qëllim për t’u vetëvrarë.

Disa nga mënyrat janë:

  • shkulje flokësh
  • të çara dhe prerje
  • helmim

  • djegie

  • përplasje koke

  • rihapje plagësh

  • ënjtje

  • thyerje kockash

  • konsum i tepërt alkooli
  • mbidozë jo-vdekjeprurëse

DISA ARSYE PSE VETË-LËNDOHEN NJERËZIT

  • Për të përballuar ndjesi dhe emocione të forta
  • Për të çliruar presionin që ndiejnë brenda

  • Për të rifituar një sens kontrolli

  • Për të dënuar veten

  • Për të ndierë diçka në vend se të ndihen të mpirë
  • Për të shprehur ndjenjat e brendshme

FAKTORËT QË MUND TË NDIKOJNË

  • Presion në punë/shkollë

  • Homofobia

  • Bullizmi

  • Probleme financiare

  • Probleme me shëndetin

  • Vetë-vlerësim i ulët

  • Depresion/ankth/mpirje

  • Abuzim seksual/emocional/fizik

  • Humbja e dikujt të afërt

  • Humbje pune

MËNYRA SHPËRQËNDRIMI

  • Përdor rregullin 5-minutësh: prit pesë minuta para se ta bësh, pastaj shih nëse mund t’ia dalësh dhe 5 min të tjera, e kështu me radhë

  • Shkruaji mendimet dhe ndjesitë që të shqetësojnë

  • Bjeri një jastëku me grusht

  • Bërtit ose bëj shumë zhurmë

  • Telefono një mik ose pjesëtar familje

  • Dëgjo muzikë

  • Fol me dikë, ose kërko ndihmë nga një profesionist

  • Humbje pune