Çfarë është OCD?
Çrregullimi obsesiv-kompulsiv është një gjendje kronike e shëndetit mendor që përfshin obsesione, kompulsione, ose të dyja.
Njerëzit që jetojnë me OCD tipikisht përjetojnë obsesione, ose mendime të padëshiruara të përsëritura që shtyjnë një nxitje ekstreme për të përsëritur një sjellje specifike. Mund ta kryejnë atë nxitje, ose kompulsion, për të ndihmuar në lehtësimin e mendimeve obsesive.
Shumë njerëz rikontrollojnë për t’u siguruar që e kanë kyçur derën kryesore apo që e kanë fikur sobën. Këto shprehi mund të të ndihmojnë të ndiesh siguri, por nuk sugjerojnë që je OCD.
Për njerëzit me OCD, këto rituale nuk janë zgjedhje personale. Në vend të kësaj, ato komplikojnë dhe shqetësojnë jetën e përditshme. Shumë njerëz më OCD e dinë që mendimet dhe besimet që ushqejnë kompulsionet e tyre janë jologjike, ose s’kanë gjasa të ndodhin. Sidoqoftë, ata i bëjnë që:
- Të lirohen nga stresi i shkaktuar prej mendimeve intrusive
- Të ndalojnë frikat nga të bërit realitet.
Simptomat
OCD përshin dy simptoma kryesore: obsesionet (fiksimet) dhe kompulsionet (veprimet e detyruara). Shumë njerëz që jetojnë me OCD i përjetojnë edhe obsesionet edhe kompulsionet, por disa njerëz përjetojnë vetën njërën ose tjetrën.
Këto simptoma nuk janë thjesht kalimtare apo jetëshkurtër. Edhe simptomat më të lehta mund të marrin të paktën një orë çdo ditë dhe të ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme aktivitetet ditore.
Obsesionet ose kompulsionet mund të ndikojnë në aftësinë për t’i kushtuar vëmendje shkollës apo për të përfunduar detyrat në punë. Mund dhe të të ndalojnë të shkosh në shkollë, punë, apo kudo tjetër.
Mund ta kuptosh se këto mendime obsesive nuk janë të vërteta, ose ta dish që sjelljet kompulsive nuk do të bëjnë asgjë për t’i parandaluar. Por sërish ndihen të pakontrollueshme.
Obsesionet
Përmbajtja e mendimeve obsesive mund të variojë gjerësisht, por disa tema kryesore janë:
- Shqetësimë për mikrobe, pisllëk, apo sëmundje
- Frikë se mos lëndosh veten apo dikë tjetër
- Frikë se mos thua diçka fyese apo të turpshme
- Një nevojë për t’i pasur sendet e tua të vendosur drejt, me rregull, ose simetrikisht
- Mendime seksuale ose të dhunshme
- Shqetësime kur hedh tutje gjërat
- Vë në dyshim dëshirat apo orientimin seksual
- Shqetësim për shëndetin apo sigurinë tënde apo të njerëzve të afërt
- Imazhe, fjalë apo zhurma intrusive
Këto mendime intrusive të padëshiruara vazhdojnë të kthehen, sado që përpiqesh t’i injorosh apo t’i shtypësh. Këmbëngulja e tyre mund të çojë në bindjen më të fortë se janë të vërteta, apo mund të bëhen të vërteta, nëse nuk merr hapa për t’i parandaluar.
Kompulsionet
Shembuj të sjelljeve kompulsive në OCD përfshijnë:
- Të lash duart, objekte, apo trupin
- Organizosh ose rendisësh sendet e tua në një mënyrë specifike
- Të numërosh ose të përsërisësh fraza të caktuara
- Të prekësh diçka një numër të caktuar herësh
- Të kërkosh siguri nga të tjerët
- Të mbledhësh disa objekte të caktuara ose të blesh disa nga i njëjti artikull
- Të fshehësh objekte që mund të përdorësh për të lënduar veten apo dikë tjetër
- Përsërit me mendje veprimet e tua për t’u siguruar se nuk ke lënduar dike
Mund t’i mendosh kompulsionet si një përgjigje për obsesionet. Kur shfaqet një obsesion, mund të ndihesh i detyruar të marrësh një veprim për të qetësuar ankthin dhe shqetësimin që shkakton ose ta ndalosh së u bëri i vërtet atë mendim obsesiv.
Mund të ndihesh sikur ke nevojë ta përsëritësh atë veprim për një numër të caktuar herësh, ose deri sa gjërat të duken “në rregull”. Nëse bën një gabim gjatë ritualit, mund të ndihesh sikur nuk do të funksionojë deri sa të rifillosh dhe ta mbarosh përsosmërisht.
Çfarë e shkakton OCD?
Ekspertët nuk e dinë saktësisht çfarë e shkakton OCD, por të pasurit një histori familjare me atë gjendje mund të luajë një rol kryesor. Nëse ke një pjesëtar të afërt të familjes me OCD, ke mundësi më të lartë që ta kesh dhe ti.
Faktorët e riskut për OCD
Nëse gjenetikisht ke më shumë gjasa për të zhvilluar OCD, këta faktorë të tjerë mundet gjithashtu të rrisin mundësitë që ta zhvillosh këtë gjendje.
Këto përfshijnë:
- Stres ose trauma. Stres i fortë në shtëpi, shkollë, punë, ose në marrëdhënie personale mund t’i rrisin mundësit për të zhvilluar OCD ose të përkeqësojnë simptomat ekzistente.
- Personaliteti. Disa trajta të personalitetit, duke përfshirë vështirësi me përballimin e pasigurisë, ndjesi të larta të përgjegjësisë, ose perfeksionizëm, mund të ndikojnë të OCD.
- Abuzim në fëmijëri. Fëmijët që përjetojnë abuzim apo eksperienca traumatike në fëmijëri, si bullizim apo neglizhencë të rëndë, kanë më shumë mundësi për ta zhvilluar këtë gjendje.
- Dëmtim traumatik në tru. Sipas një studimi në 2021, simptoma të OCD mund të shfaqen për herë të parë pas një dëmtimi në kokë.
Mbaje mend, se është e mundshme të kesh histori familjare me OCD, së bashku me faktorët e tjerë të riskut, dhe sërish të mos e zhvillosh kurrë vetë këtë gjendje. Për më tepër, njerëz pa faktorë risku, sërish mund të kenë OCD.
OCD shpesh ndodh së bashku gjendje të tjera të shëndetit mendor, duke përfshirë:
- ADHD (Çrregullimi i Vëmendjes me Hiperaktivitet)
- Sindroma e Touretit
- Çrregullimi i depresionit
- Çrregullimi i ankthit social
- Çrregullimi në të ngrënë
Në fakt, rreth 90% e njerëzve që jetojnë me OCD kanë një tjetër gjendje të shëndetit mendor, me ankthin më të shpeshtin. Duke thënë këtë, të kesh një nga këto gjendje nuk do të thotë automatikisht se ke më shumë gjasa për OCD.
Diagnoza e OCD
Nëse përjeton obsesione ose kompulsione, një profesionist i shëndetit mendor mund të të ndihmojë të marrësh një diagnozë dhe të eksplorosh opsionet më të mira të trajtimit.
Simptomat e OCD fillimisht shfaqen në fëmijëri për gjysmën e njërzve që jetojnë me të. Për shkak se simptomat fillojnë gradualisht, mund të mos jenë të dukshme menjëherë. Në fakt, shumë njerëz jetojnë me këtë gjendje prej vitesh para se të kërkojnë ndihmë.
Të flasësh për simptomat e OCD mund të jetë e vështirë, sidomos nëse ke provuar dhe nuk të kanë marrë seriozisht.
Ndoshta e ke ndarë mendim obsesiv me një prind. Ata kanë qeshur, të kanë përqafuar, dhe të kanë thënë “Mos u shqetëso, asgjë s’do të ndodhë.” Por mohimi i tyre i dashur nuk e ka qetësuar mendimin.
Ose je përpjekur t’i shpjegosh një kolegu i cili të merr shpesh gjërat e zyrës të cilat t’i duhet t’i mbash në tavolinë në një mënyrë të caktuar. Kur të marrin borxh një kapëse letrash dhe e kthejnë në vendin e gabuar, je ndier tepër i shqetësuar deri sa e ke vënë në vendin e vetë. Më vonë, i ke dëgjuar në korridor, duke folur me dikë tjetër për sa “i çuditshëm” je.
Një profesionist i shëndetit mendor nuk do të qeshë me ty apo të të gjykojë – do të dëgjojë me dhembshuri simptomat e tua dhe do të të ndihmojë t’i adresosh.
Do fillojnë me pyetje për obsesionet dhe kompulsionet që përjeton, duke përfshirë:
- Sa kohë të marrin çdo ditë
- Çfarë bën për t’u përpjekur t’i injorosh apo t’i shtypësh
- Nëse të duken të vërteta besimet në lidhje OCD
- Çfarë ndikimi kanë obsesionet dhe kompulsionet në jetën tënde
Trajtimi
Lidhja me një terapist i cili ka eksperiencë në trajtimin e OCD është një hap i mirë drejt eksplorimit të opsioneve të shërimit.
Zakonisht, trajtimi për OCD përfshin edhe psikoterapi dhe ilaçe.
Terapia
Profesionistët e shëndetit mendor zakonisht rekomandojnë terapi si pjesë e një qasjeje të kombinuar trajtimi.
Medikamentet mund të të ndihmojnë të qetësojnë simptomat, por duke punuar me një terapist mund të mësosh edhe:
- Mjete për të menaxhuar mendimet e padëshiruara dhe të ndryshosh modelet e sjelljeve që s’të ndihmojnë
- Strategji për të përmirësuar relaksimin dhe për të përballuar shqetësimin emocional
Leave A Comment