Çregullimi Obsesiv Kompulsiv (Obsessive compulsive disorder) mund të shkaktojë tek njerëzit nevojën për t’i pyetur vazhdimisht partnerët nëse janë mjaftueshëm të mirë apo nëse janë “të duhurit”. Kushdo ka dyshime për lidhjet e tij në një moment a në një tjetër. Por kryesisht janë mendime kalimtare, jo aq të rëndësishme sa për tu marrë seriozisht.
Gjithsesi, për njerëzit me OCD të marrëdhënies (relationship ocd, ROCD), dyshimet dhe frikërat e tyre zvetnojnë realitetin, duke u shkaktuar fiksimin nëse janë të lumtur me partnerët e tyre.
“Unë isha me ish gruan time për 12 vjet. Përgjatë gjithë kësaj kohe, isha vazhdimisht duke kontrolluar për të parë nëse dashuria ime ishte në themel e atillë sikurse unë besoja.” tha për Healthline Aron Harvey, krijuesi i burimeve të OCD Intrusivethoughts.org.
“Çdo herë që një grua tjetër ishte në dhomë, provoja nivelin e tërheqjes time për të, krahasuar me tërheqjen time për partneren,” tha ai. “Ishte shumë shpërqendruese. Nuk mund të bëhesha dot pjesë e bisedave. Gjithashtu harxhova vite e vite duke vlerësuar një rrudhë të vogël apo linjë në fytyrën e time shoqeje për të përcaktuar nëse më dukej apo jo tërheqëse. U bë një rreth i pafundëm mendimesh dyshuese dhe u ndjeva skllav i tij.”
Harvey gjithashtu fiksohej rreth standardeve intelektuale, me dyshimin nëse partnerja e tij ishte mjaftueshëm e mençur për atë sa njerëzit e tjerë rreth tyre.
“Në fund të fundit, çfarë po ndodh është se ti vërtetë e dashuron personin dhe je duke provuar t’i thuash vetes se ai është mjaft për ty. Ky dyshim i vazhdueshëm shkakton shumë ankth. Kjo në vetvete është thelbi i OCD.” thotë Harvey, i cili ka luftuar me simptoma të ndryshme të OCD gjatë gjithë jetës së tij.
Më shumë se kotësi
A mund të shpjegohet sjellja e Harveryt si diçka sipërfaqësore?
Jo plotësisht, thotë Jonathan S. Abramowitz, Ph. D., psikolog klinik dhe profesor i psikologjisë Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill.
“Njerëzit me OCD kanë mendime obsesive rreth gjërave që janë më të rëndësishme për to. Kjo do të thotë se dyshimet normale të përditshme përfundojnë duke u përshkallëzuar në fiksime klinike në kontekstin e asaj nevoje për siguri dhe papranueshmërisë së pasigurisë,” i tha Abramowitz Helathline.
Fiksimet e marrëdhënies janë thjesht një nga shumë format e paraqitjes së OCD, vëren ai.
Për disa njerëz, pastërtia është aq e rëndësishme, kështuqë ata shqetësohen nga kontaminimi dhe bakteriet. Për të tjerë mund të jetë siguria, ndaj ato shqetësohen rreth të qenurit të lënduar apo mos lëndojnë të tjerët.
Në termat e marrëdhënies, Abramowitz thotë se një person me OCD mund të jetë në një marrëdhënie dhe ndonëse është e qartë se marrëdhënia po shkon mirë, personi fiksohet rreth të diturit me siguri nëse ai është i dashuruar, nëse po e bën këtë për shkak se marrëdhënia është shumë e rëndësishme për të saqë edhe të mendojë t’i japë fund është pabesueshmërisht shqetësuese.
“Dyshimet dhe mendimet e pakuptimta rreth marrëdhënies nuk bëjnë sens për personin dhe ai mërzitet pse po i mendon. Ai mund të thotë ‘Nëse e dua partnerin, pse i kam këto mendime? Ndoshta nuk e dua.” shpjegon Abramowitz.
Njerëzit me këto mendime fillojnë tu bëjnë atyre ballë dhe kërkojnë një garanci se janë vërtetë të dashuruar.
“Kjo i bën të përfshihen në të gjitha llojet e sjelljeve kompulsive që të provojnë t’i vënë gjërat në vendin e duhur për të pakësuar stresin e tyre. Njëlloj si me shfaqjet e tjera të OCD, kjo është ajo çka i shtyn njerëzit për të përsëritur të njëjtën gjë dhe për të kërkuar siguri se mendimet e tyre janë gabim.” thotë Abramowitz.
Për shembull, nëse pastërtia është një shqetësim për dikë me OCD, ai mund t’i lajë duart qidnra herë në ditë. Nëse lëndimi është shqetësimi i tij, ai vazhdimisht mund të kontrollojë a është e mbyllur dera. Nëse është i shqetësuar për marrëdhënien, mund ta pyes partnerin a është gjithçka në rregull, sërish dhe sërish.
“Gjithsesi, këto sjellje e bëjnë personin të përqendrohet në frikrat dhe dyshimet dhe ai e fut veten në një rreth vicioz. Tek provon t’i shmanget këtyre dyshimeve duke kryer të njëjtin veprim, në fakt i intensifikon ato.” tha Abramowitz.
Si trajtohet ROCD?
Abramowitz tha se shenja kryesore e ROCD është të kesh shqetësime të pakuptimta dhe dyshime nëse e do partnerin pavarësisht nëse je i lumtur apo jo në marrëdhënie.
Ai tha se disa njerëz me ROCD mund të jenë të fiksuar vetëm rreth marrëdhënies së tyre, ndërsa të tjerë edhe përtej saj.
“Ideja është se gjërat për të cilat njerëzit me OCD fiksohen janë gjëra për të cilat nuk mund të kesh garanci. Nuk mund t’i shohësh bakteriet. Nuk mund ta shohësh dashurinë. Dashuria është diçka që e njeh sapo bie në dashuri.” tha ai.
Pavarësisht, trajtimet për të gjitha format e OCD janë të ngjashme.
“Është një problem shumë i trajtueshëm që merr shumë mund sepse ke për tu përballur me frikërat e tua, por njerëzit munden dhe ja dalin.” tha Abramowitz.
Ndërkohë, një kategori medikamentesh e quajtur selective serotonin reuptake inhibitorsnmund mund të përdoret për të trajtuar OCD, Abramowitz thotë se forma më efektive e trajtimit është një terapi konigtive – bihejvoriste (CBT)., një lloj i psikoterapisë që fokusohet në kuptimin e marrëdhënies mes mendimeve, ndjenjave dhe sjelljeve të një personi.
Lloji i CBT që Abramowitz thotë se punon me OCD është i quajtur exposure and response prevention (ERP).
Përgjatë terapisë, dikush është përballë mendimeve, imazheve, objekteve dhe situatave që e bëjnë ankthioz dhe i japin fiksime. Përgjigjja e parandaluar e mëson personin të mos bëhet pjesë e një sjelljeje kompulsive apo të mos ripërsërisë veprime kur është përballë asaj çka e bën të ndihet në ankth.
“Kështu, je duke i mësuar personit si të përfshihet në dyshimet dhe ankthin e tij dhe të shohë se jeta mund të vijojë, edhe po mos ta dijë me siguri a e do vërtetë partnerin.” tha Abramowitz. “Ai mëson se nuk i lejohet të kërkojë për siguri nga partneri përderisa kur e bën këtë, dyshimet i përforcohen.”
Një ushtrim që Abramowitz i kërkon personit të bëjë është të shkruaj në trajtë skenari nëse është i dashuruar apo nëse do ta linte familjen.
Për shembull, dikush mund të shkruaj se kur vjen në shtëpi nga puna, ka dyshime dhe i thotë familjes se po largohet. Pastaj ikën dhe familja është zemërthyer.
Atëherë, Abramowitz i kërkon pacientit t’ia lexojë vetes disa herë në ditë çfarë ka shkruar, kështu të mund të ndjej frikën. Nuk i lejohet ta pyes familjen për siguri, kurrsesi.
“Kushdo në një marrëdhënie ndihet i frustruar me partnerin. Është normale. Të gjithë mund të mendojmë çfarë ndodh nëse largohem tani nga familja. Një person me OCD duhet të mësojë se është në rregull ta mendosh këtë dhe se kjo nuk do të thotë se ai është një njeri i keq apo do ta bëjë vërtetë diçka të tillë,” tha Abramowitz.
ERP është pikërisht ajo çfarë ka praktikuar Harvey për tu përballur me frikërat e tij.
Pas viteve të luftës me simptomat e OCD, ai, më në fund, u diagnostifikua me këtë gjendje në të tridhjetat e hershme. Ai provoi gjysmë dyzine mjekime gjatë një periudhe prej një viti e gjysmë. Zgjodhi të ndalte mjekimin dhe të fokusohej te terapia dhe praktikat e ndërgjegjësimit
“ERP më ndihmoi mos të shqetësohem për sa shumë mendime kam apo natyrën e tyre dhe më ndihmoi t’i tejkaloja ata. Kështu, kur mendimet vinin, në vend që t’i lejoja të më vinin teposhtë dhe të mendoja se ato prezantonin çfarë vërtetë besoja apo më karakterizonte, mësova të them ‘Ky është një mendim i çuditshëm’ dhe të vijoja më tej. Ashtu sikurse pjesa më e madhe e njerëzve bën kur kanë mendime të çuditshme.” tha ai.
Kur fjala vjen te marrëdhëniet e Harveyt, ai thotë se ndërgjegjësimi gjithashtu ndihmon. Kur mendimet nëse duhet ta lërë partneren e tij lindin, ai pyet veten nëse është në gjendje ta bëjë këtë sot.
“Është e fuqishme pasi nuk je duke i bërë vetes pyetje nëse e do atë apo është mjaftueshëm e mirë,” thotë Harvey. “Më ndihmon të qetësoj mendjen dhe perspektivën si dhe të zvogëloj horizontin e pritjes nga çfarë do të thotë të jesh në një marrëdhënie. Kur një mendim më shfaqet dhe fillon të gjykojë tërheqjen time drejt saj apo nëse e dua a jo, e lë të kalojë dhe provoj të ndërgjegjësohem duke i thënë vetes të ftoj sërish mendimin pas një jave. OCD është një gjendje e përhershme që do ta kem gjithnjë, por kam mësuar të jetoj me të.”
Burimi: Healthline
Leave A Comment